Sugjerime dhe ankesa

Sugjerime

Nëqoftëse ju keni komente mbi produktet tona ose dëshironi të kontribuoni ide të reja mbi shërbime që mund t’ju përshtaten më mirë, ju nxisim që ti ndani këto me ne. Ne e vlerësojme zërin tuaj.

Mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të bërë këtë është të mbushni formën Barometri i Klientelës në një nga degët tona. Në të ju mund të gjeni disa udhëzime që mund t’ju ndihmojnë për të na përcjellë preferencat tuaja.

Ankesa
Në  Bankën Crédit Agricole Shqipëri jemi të përkushtuar t’ju shërbejme në mënyre të përkryer dhe të krijojmë e dorëzojmë tek ju ato produkte që ju dëshironi.

Nëqoftëse ju nuk jeni tërësisht të kënaqur me çfarëdo aspekti të shërbimit tonë, ne duam të dëgjojme mendimet tuaja sa më shpejt. Në këtë mënyre ne mund të kryejmë hetimet e duhura dhe të zgjidhim problemet sa më shpejt të jetë e mundur. Atu ku është e mundur, ne do marrim hapat e nevojshme për t’u siguruar që problemi të mos përsëritet.
Opinioni juaj është I rëndësishëm për ne dhe reagimet tuaja bëjnë të mundur që të përmirësojmë produktet si dhe shërbimet që ju ofrojmë.

Faleminderit që zgjodhet Bankën Crédit Agricole Shqipëri për nevojat tuaja bankare.

Ndani shqetësimet tuaja me ne.

Hapi i parë
Mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për t’u dhënë zgjidhje shqetësimeve tuaja është të kontaktoni drejtorin e degës lokale të Bankës Crédit Agricole Shqipëri ose drejtorin e departamentit të përshtatshëm. Të jeni të sigurtë që këto organe do bëjnë ç’të të jetë e mundur që t’u japin zgjidhje problemit tuaj. Ju mund të plotësoni formën përkatëse në secilën nga degët tona.
Forma [customer satisfaction survey.xls]

Hapi i dytë
Në rast se për çfarëdo arsyeje ju nuk jeni të kënaqur, ju mund të na kontaktoni duke shkruar për çdo çështje në adresën tonë të email-it: customercare@credit-agricole.al
Nje njësi e specializuar në Zyrat Qëndrore të bankës do të ndjek cdo kerkësë tuajën.